- 23 Jun 2022
Bujqit e dëmtuar janë udhëzuar që t'i drejtohen Komunës së Prishtinës me kërkesë për vlerësimin e dëmeve.
Pas vlerësimit të dëmeve, ne do t'i drejtojmë të gjitha kërkesat për kompenzim tek Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Komuna e Prishtinës, do të japë maksimumin brenda kapaciteteve dhe kompetencave të saj për të mbështetur bujqit e dëmtuar.