Mbahet mbledhja e tretë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

- 05 Jul 2022

Në sallën e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit u mbajt mbledhja e tretë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Bashkë me anëtarët e këshillit, u diskutuan këto pika të rendit të ditës:

1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Vlerësim mbi çështjen e sigurisë në Komunën e Prishtinës, informatë nga Policia e Kosovës;
3. Kthimi i qytetarëve tanë me banim të përkohshëm në botën e jashtme, çështja e sigurisë dhe shërbimet administrative;
4. Raportim mbi organizimin e aktiviteteve Manifesta ‘14 Prishtina 2022;
5. Përgatitjet për fushatën e korrje - shirjeve në territorin e Kryeqytetit;
6. Të ndryshme.