Njoftim për qytetarë për Programin për zhvillim rural 2022

- 20 Jul 2022

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Agjencioni për Zhvillim të Bujqësisë ftojnë fermerët-agrobizneset e Komunës se Prishtinës në seancën informuese që mbahet nesër, me datë 21 korrik 2022, në sallën e Kuvendit Komunal të Kryeqytetit, duke filluar nga ora 10:00-12:00.

Seanca ka për qëllim informimin e sa më të mirë të fermerëve-agrobizneseve lidhur me masat mbështetëse të ofruara nga MBPZHR-ja për vitin 2022.

 

 

Udhëzues për aplikim - Investimet në asetet fizike të ekonomike bujqësore


Udhëzues për aplikim - Investimet në asetet fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore


Udhëzues për aplikim - Përgatitja, zbatimi i strategjive të zhvillimit lokal - Qasja Leader


Udhëzues për aplikim - Diversifikimi i fermës dhe zhvillimi i biznesit