- 01 Mar 2015
Në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës u organizua votimi për prindërit e interesuar që të jenë anëtarë të këshillit të çerdhes
Pas regjistrimit të prindërve që shprehën dëshirë për të qenë anëtarë të këtij këshilli, të drejtë kandidimi kishin vetëm ata prindër që janë banorë të Besisë dhe të cilët kanë fëmijë nën moshën 6 vjeçare. Të gjithë kandidatët, paraprakisht, dorëzuan edhe biografitë e tyre.
Pas numërimit të votave, anëtarë të Këshillit u zgjodhën Feim Osmani, Avni Reçica, Naim Beqiri, Bahri Osmani, Shqipe Gërvalla, Blerina Kelani dhe Fidaim Bllaca
Procedura e votimit u realizua përmes sistemit një prind një votë.
Modeli i çerdhes me bazë në komunitet është dizajnuar në përputhje me Ligjin "Mbi Edukimin Parashkollor Nr. 02/L-52" dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 42/2007.
Modeli i çerdheve me bazë në komunitet synon që të krijojë institucione parashkollore të cilat do të menaxhohen nga Komuniteti.
Këshilli i Komunitetit, i cili zgjidhet nga vetë banorët e lagjes/fshatit, përbëhet prej 7 anëtarësh dhe do të jetë nën mbikëqyrjen e Komunës së Prishtinës përmes konkursit publik, në përputhje me procedurat ligjore për rekrutim dhe kriteret ligjore të përcaktuara nga MASHT-i, do të sigurojë edukatoret dhe personelin tjetër të nevojshëm.
Përgjegjësitë e Këshillit do të lidhen me mirëmbajtjen e objektit, higjienës, sigurimin e ushqimit, pagesën e personelit, krijimin dhe menaxhimin e fondeve në bazë të rregulloreve që do të harton nga vetë Këshilli.