Fillojnë dëgjimet buxhetore me qytetarë

- 10 Aug 2022

Këtë javë në Kryeqytet po mbahen dëgjime buxhetore që na ndihmojnë në përgatitjen sa më të mirë dhe gjithpërfshirës të buxhetit për vitin që vjen.

Dje mirëpritëm drejtorët e çerdheve dhe shkollave fillore e të mesme në Komunën e Prishtinës për të analizuar draft buxhetin krahas kërkesave të tyre për intervenime të shpejta dhe afatgjate.

Sot vazhdojmë me personelin shëndetësor për të vazhdu nesër me bashkësi lokale dhe për t'a përmbyllë të premten me asambleistë e këshilltarë komunal.