Thirrje për anëtar/e të komisionit vlerësues nga shoqëria civile për ndarjen e bursave për shpresat e sportit të Komunës së Prishtinës

- 17 Aug 2022

Bazuar në Vendimin  për ndarjen e bursave për shpresat e sportit të Komunës se Prishtinës me nr. 14-660/09-197386/22, dt. 17.08.2022 Drejtoria për Sport bën ftesë publike për aplikim për anëtar të komisionit vlerësues nga shoqëria civile.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal, dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile dhe fushat e sportit,  

Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale mbi 3 vite.

Përfaqësuesi/ja që përzgjidhet do të jetë anëtar/e i/e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e aplikantëve.


Afati për aplikim është nga data 17.08.2022 deri më datën 24.08.2022.

 

Ju lutem dërgoni brenda kësaj periudhe të aplikimit CV tuaj në postën elektronike zyrtare: sportrini.pr@rks-gov.net