- 24 Aug 2022
Në vazhdën e aktiviteteve për sa i përket shenjëzimit dhe sinjalizimit, Drejtoria e Shërbimeve Publike sot po vazhdon aktivitetin e saj në Kodrën e Trimave - në rrugën "Vëllëzërit Fazliu" që të vazhdojë më pas edhe me lagjet e tjera.
Drejtoria e shërbimeve publike këtyre ditëve ka qenë çdo ditë në terren duke vizituar lagje, rrugë dhe rrugica të kryeqytetit për ta parë nga afër gjendjen e sigurisë si dhe nëpërmjet bisedave me banorë ka marrë parasysh edhe kërkeset e tyre në lidhje me gjendjen.
Shenjëzimi dhe sinjalizimi vazhdojnë të mbesin ndër prioritetet dhe elementet kryesore në ofrimin e sigurisë së qytetarëve në komunikacion.