Konsultim publik lidhur me Projekt Rregulloren për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë

- 10 Nov 2022

Për herë të parë në Kryeqytet e kemi gati Projekt Rregulloren për orarin e punës dhe Mbrojtjen nga Ndotja Akustike në sektorin e Gastronomisë.

Draftin final të Projekt Rregullores për orarin e punës dhe Mbrojtjen nga Ndotja Akustike në sektorin e Gastronomisë e gjeni më poshtë, andaj mirëpresim komentet tuaja brenda afatit prej 30 ditësh që nga data e publikimit në osman.bllaca@rks-gov.net.

Konsultimet publike do të mbahen në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës, sipas datave:

1. Me sektorin e gastronomisë: 17 nëntor, ora 17:30 në Sallën e Kuvendit Komunal dhe do të regjistrohet drejtpërdrejt dhe transmetohet në kanalet tona të komunikimit.

2. Me qytetarë dhe antarë të Kuvendit: 22 nëntor, ora 17:30 në Sallën e Kuvendit Komunal dhe do të regjistrohet drejtpërdrejt dhe transmetohet në kanalet tona të komunikimit.

3. Me policinë dhe përfaqësues të KLSP-ve/KKSB: 23 nëntor, ora 17:30 në Sallën e Kuvendit Komunal dhe do të regjistrohet drejtpërdrejt dhe transmetohet në kanalet tona të komunikimit.

 

Bëhuni pjesë e diskutimeve, dhe na ndihmoni me ide të reja në identifikimin e zgjidhjeve efektive për përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
 

 Draft rregullore për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e gastronomisë

 

 SHTOJCA 1: Ndarja e zonave

 

 SHTOJCA 2: Vlerat e lejuara të emisioneve të zhurmës