- 21 Mar 2023
Ftohen të gjithë fermerët e komunës së Prishtinës, të cilët janë prodhues të produkteve bujqësore, të aplikojnë për pjesëmarrje në tregun mobil të Komunës së Prishtinës.
Kriteret që duhet t’i plotësojnë fermerët/aplikuesit:
- Fermeri duhet të jetë prodhues, përpunues i produkteve bujqësore;
- Fermerët duhet të jenë banor rezident të komunës së Prishtinës dhe veprimtarinë të ushtrojë në territorin e komunës së Prishtinës;
- Nuk kanë të drejtë ekspozimi të produkteve jobujqësore;
- Fermerët me shumëllojshmëri më të madhe të prodhimeve bujqësore kanë përparësi;
- Gratë fermere dhe grupet e margjinalizuara kanë përparësi;
- Madhësia e fermës;
- Fermerët të cilët bujqësinë e kanë aktivitet parësor në të hyra familjare;
- Nuk mund të jetë përfitues më shumë se një anëtar i bashkësisë familjare;
- Fermerët të cilët nuk e kanë pronën në pronësi familjare, por shfrytëzojnë toka më qira, duhet të kenë marrëveshjen kontraktuese të nënshkruar nga të dy palët.
Dokumentacioni i nevojshëm:
- Kopja e një dokumenti identifikues të Republikës së Kosovës;
- Numri identifikues i fermerit (NIF);
- Vërtetimi mbi tatimin në pronë për vitin 2022;
- Marrëveshja në mes palëve (nëse ekziston)
VËREJTJE
Nëse komisioni parasheh të nevojshme sjelljen e dokumenteve shtesë të cilat mundësojnë zgjedhjen e përfituesit, fermeri është i obliguar që t’i sjellë ato në afatin i cili i caktohet.
Data e aplikimit, prej 22.03.2023 deri më 04.04.2023