- 05 Apr 2023
FTESË PËR APLIKIM PËR ANËTAR TË KOMISIONIT VLERËSUES PËR PROJEKTET NGA FUSHAT :
Bazuar në rregulloren e MF-NR-04/2017 për Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik për OJQ-të; rregulloren për ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Prishtinës bazuar në thirrjen publike nga tematika për fushat të ndara në dy kategori si:
1. Festival, Muzikë, Manifestime, Kinematografi, Teatër,
2. Art Vizuel-figurativ, Trashëgimi kulturore dhe Turizëm, Shoqëri Kulturo-Artistike, Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë, Botime.
Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile, u mundësohet të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësinë:
1. Për thirrjen publike për kategoritë : Festival, Muzikë, Manifestime, Kinematografi, Teatër;
• Një përfaqësues nga OJQ-të si dhe
• Një ekspert i fushës.
2. Për thirrjen publike për kategoritë: Art Vizuel-figurativ, Trashëgimi kulturore dhe Turizëm, Shoqëri Kulturo-Artistike, Mbështetje të aktiviteteve vjetore të organizatave dhe operatorëve kulturorë, Botime.
• Një përfaqësues nga OJQ-të si dhe
• Një ekspert i fushës.
Përfaqësuesi/ja e lartcekur që përzgjidhet do të jetë anëtar/e e komisionit vlerësues me të drejtë vote për vlerësimin e projekt-propozimeve komfor procedurave të rregullta administrative.
Aplikuesit duhet të jenë persona me përvojë profesionale mbi 3 vite në të paktën njërën nga fushat e lartpërmendura.
Afati për aplikim është nga data 05.04.2023 deri më datën 18.04.2023 si dhe kërkohet gjatë periudhës së aplikimit të dërgohet CV në postën elektronike zyrtare: kultura.pr@rks-gov.net
Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin e tel. 038 226 417.