- 08 May 2023
Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve dhe Drejtoria e Administratës fton qytetarët e Komunës së Prishtinës të bashkohen në një diskutim të hapur në lidhje me zgjerimin dhe shenjëzimin e shtigjeve të Gërmisë.
Ky është një projekt i rëndësishëm për qytetarët tanë, sepse do t’u mundësoj qytetarëve nga zonat periferike të qasen më lehtë në park me këmbë dhe me biçikletë.
Gjatë diskutimit, do të shpjegohen detajet e projektit dhe do të dëgjohen mendimet dhe sugjerimet e qytetarëve pjesëmarrës.
Ftohen të gjithë qytetarët dhe organizatat rekreative që të bashkohen në këtë diskutim publik, të hënën, më datë 15 maj, në orën 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Komunën e Prishtinës.