- 11 May 2023
Të nderuar qytetarë të lagjes "Aktashi",
Ju njoftojmë se me datë 12.5.2023, në orën 18:00, në ambientet e shkollës "Naim Frashëri", do të mbahet takim me qytetarët e lagjes "Aktashi", për votimin e kryetarit dhe kryesisë së Bashkësisë lokale.
Ju lutemi të jeni të pranishëm në këtë takim, veçanërisht gratë dhe vajzat, dhe të jepni votën tuaj për të zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e kryesisë së Bashkësisë lokale.
Ju ftojmë të ndani këtë njoftim me bashkëqytetarët tuaj të lagjes "Aktashi".
Ju lusim që me vete të merrni një dokument identifikimi, për të bërë verifikimin e identitetit para votimit.