Konsultim Publik për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të organizatave të biznesit në Komunën e Prishtinës 01. nr. 110-1203, dt. 16.06.2010

- 01 Aug 2023

Të dashur qytetarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konsultimin publik për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të organizatave të biznesit në Komunën e Prishtinës 01. nr. 110-1203, dt. 16.06.2010.

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga data 28.07.2023 deri me datën 27.08.2023, ndërsa Konsultimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës, sipas datës:

1. Me qytetarë, Barnatore, Shoqëri Civile dhe anëtarë të Kuvendit: 8 Gusht 2023, ora 11:00-14:00, në Sallën e Kuvendit Komunal si dhe me live-stream në youtube.

 

 Njoftimi publik


Komentet dhe sugjerimet e juaja, mund t’i dërgoni deri me datë 27.08.2023, në ora 23:59, tek email-i: osman.bllaca@rks-gov.net