Thirrje publike për subvencionimin e familjeve për regjistrim të fëmijëve në institucionet parashkollore private të Komunës së Prishtinës

- 01 Sep 2023

Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është që të bëhet subvencionimi i familjeve në vlerë prej 70 Euro për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private. Kjo do të lehtësojë barrën financiare të familjeve të Prishtinës për të përfshirë fëmijët e tyre në institucione parashkollore si dhe do të rrisë numrin e fëmijëve të përfshirë në institucione parashkollore, si objektivë e rëndësishme e Drejtorisë së Arsimit.

Subvencionimi për regjistrim të fëmijëve në institucione parashkollore private vlen vetëm për IP-të e licencuara nga MASHTI, sipas shtojcës 1 më poshtë, të dërguar nga MASHTI.

Thirrja publike është e hapur nga data 1 Shtator deri me 15 Shtator 2023. Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në Qendrën për Shërbim për Qytetarë në objektin e vjetër të Komunës dhe të adresohen për Drejtorinë e Arsimit.

 

KRITERET E SUBENCIONIMIT TË REGJISTRIMIT TË FËMIJËVE NË INSTITUCIONET PARASHKOLLORE PRIVATE

- Kjo thirrje për subvencionim vlenë vetëm për familjet të cilat të hyrat i kanë nën 500 Euro dhe këtë e dëshmojnë me dokumentet e kërkuara më poshtë;

- Fëmijët e prindërve që janë të regjistruar dhe që regjistrohen në institucionet parashkollore private të Komunës së Prishtinës mund të aplikojnë në këtë thirrje publike;

- Në institucionet parashkollore private mund të regjistrohen fëmijët prej moshës 9 muaj deri në 6 vjeç dhe subvencionimi bëhet për këtë periudhë kohore;

- Llogaritja e moshës së fëmijëve për subvencionim nuk bëhet duke marrë parasysh datën e regjistrimit, por datën e fillimit të shërbimit, përkatësisht duke marrë parasysh datën 1 Tetor;

- Një familje mund të aplikojë për subvencionim për më shumë se një fëmijë;

- Nëse Komisioni i pranimit të fëmijëve gjatë shqyrtimit të aplikacioneve për subvencionim konstaton se ka dy e më shumë fëmijë me pikë të barabarta, atëherë duhet praktikuar shortin, i cili bëhet në prani të prindërve të fëmijëve;

- Shuma e dedikuar për të zbatuar subvencionimin është 100,000.000 (njëqind mijë) Euro dhe do të mbulojë subvencionimin e 120 fëmijëve për këtë thirrje;

- Subvencionimi i fëmijëve në IP bëhet në bazë të numrit më të madh të pikëve totale që merr një kandidat bazuar në kriteret e specifikuara në tabelën e mëposhtme:

 

Nr.

Kategoria                       

 

1

Fëmijët bonjakë pa të dy prindërit

100

2

Fëmijët bonjakë pa njërin prind nëse prindi kujdestar është i punësuar

90

3

Fëmijët bonjakë pa njërin prind nëse prindi kujdestar është i papunësuar

80

4

Fëmijët me nevoja të veçanta

80

5

Fëmijët e prindërve të divorcuar nëse prindi kujdestar është i punësuar

60

6

Fëmijët e prindërve të divorcuar nëse prindi kujdestar është i papunësuar

30

7

Fëmijët e invalidëve të luftës së UÇK-së

50

8

Fëmijët e veteranëve të luftës së UÇK-së

50

 

- Të gjitha statuset e të gjitha kategorive të përfshira në tabelën e mësipërme duhet të dëshmohen me dokumente valide të lëshuara nga institucionet relevante;

- Prindërit që kualifikohen për të marrë subvencionimin detyrohen që çdo muaj të sjellin në Drejtorinë e Arsimit faturën për pagesë mujore të IP-së private. Në të kundërtën, Komuna nuk do të mund të bëjë subvencionimin për muajin pasues;

- Pagesat nga Komuna për prindërit do të bëhen nga data 1 deri me datën 5 të çdo muaji.

 

Dokumentet e kërkuara për subvencionim janë, si vijon:

  • Formulari i aplikimit për subvencionim (merret në Sportelin nr. 5 ose mund ta shkarkoni në webfaqe në linkun: https://prishtinaonline.com/uploads/formulari_i_aplikimit.pdf);
  • Dokumenti personal i prindit (letërnjoftim ose pasaportë);
  • Ekstraktin e lindjes së fëmijës;
  • Ekstrakti/Certifikata e bashkësisë familjare;
  • Vërtetimin e regjistrimit të fëmijës nga institucioni parashkollor privat (nëse është i regjistruar);
  • Vërtetim vendbanimi nga Bashkësia Lokale;
  • Faturën e shërbimeve komunale, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj;
  • Xhirollogaria bankare (konfirmim i lëshuar nga banka përkatëse) për të dy prindërit;
  • Vërtetimi për marrëdhënien e punës për të dy prindërit (nëse prindërit janë në marrëdhënie pune);
  • Pasqyra e Trustit për gjashtë (6) mujorin e fundit për të dy prindërit;
  • Të gjitha kategoritë e caktuara në tabelën më lartë të kësaj thirrjeje publike duhet t’i bashkëngjitin aplikacionit dëshmitë/dokumentet relevante që përcaktojnë statusin përkatës;

 

Afati dhe mënyra e aplikimit

  • Thirrja publike mbetet i hapur nga data e publikimit më 01.09.2023 deri më datën 15.09.2023;
  • Aplikimi dhe dorëzimi i dokumenteve bëhet në Qendrën për Shërbim me Qytetarë në sportelin nr. 5, në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës;
  • Të gjitha dokumentet e kërkuara për subvencionim të jenë të kompletuara dhe në harmoni me kategorinë përkatëse të tabelës më lartë të kësaj thirrjeje publike;
  • Formularin e aplikimit mund ta shkarkoni në linkun në vijim: https://prishtinaonline.com/uploads/formulari_i_aplikimit.pdf
  • Të bashkëngjitur në shtojcën 1 të kësaj thirrjeje gjeni listën e IEAPP të licensuara nga MASHT-i për Komunën e Prishtinës;
  • Të gjitha dokumentacionet e pakompletuara dhe jashtë afatit zyrtar të përcaktuar në këtë thirrje publike nuk do të shqyrtohen.

 

 Thirrje publike për subvencionimin e familjeve për regjistrim të fëmijëve në institucionet parashkollore private të Komunës së Prishtinës

 

 Formulari i aplikimit për subvencionimin e familjeve për regjistrim të fëmijëve në institucionet parashkollore private të Komunës së Prishtinës