- 03 Nov 2023
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me drejtoren e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale, Adelinë Sahiti, kanë përuruar objektin e rinovuar në tërësi të Shoqatës Qendrore të personave të Shurdhër në Prishtinë.
Me këtë rast Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se transformimi i kryeqytetit nuk mund të bëhet pa u përfshi të gjithë qytetarët e këtij vendi.
“Që nga fillimi kam synu, dhe vazhdoj ende të punoj që transformimi i Kryeqytetit bëhet vetëm kur i marim parasysh të gjithë, pra kur nuk e lëmë anash askënd”- deklaroi Rama.
Kryetari Rama falënderoi Shoqatën Qendrore të personave të Shurdhër për punën të cilën po e bëjnë me komunitetin.
“Ju falënderoj shumë për përkushtimin dhe punën madhore të cilin jeni duke e bërë si Shoqatë, në mnëyrë që komuniteti të ketë qasje në edukim të ju mundësojë aftësimin për punësim” – është shprehur Rama.
Z. Habit Hajredini - Drejtor i ZQM/ZK u shpreh falënderues ndaj Kryeqytetit dhe kryetarit Rama për investimin e bërë në këtë Qendër.