- 09 Nov 2023
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama bashkë me drejtorin e Shëndetësisë, Dr.Izet Sadiku vizituan Qendrën e Mjekësisë Familjare të rinovuar në Bardhosh, e cila tani do të ofrojë edhe shërbimin laboratorik.
Kryetari Rama tha se nuk janë vetëm banorët e fshatit Bardhosh ata të cilët do të përfitojnë nga ky investim i komunës por edhe banorët e fshatrave tjera.
“Jam i lumtur që tani mbi 10 mijë banorë të fshatrave, Bardhosh, Trudë, Bërnicë e Epërme dhe e Poshtme do të mund të marin shërbimet e duhura mjekësore e laboratorike në këtë Qendër Mjekësore, pa pasur nevojë të shkojnë në qendra tjera” – deklaroi Kryetari Rama.
QMF në Bardhosh do të punojë 12 orë në ditë.
Aktualisht Kryeqyteti është duke investuar në renovimin e 10 Qendrave të Mejkësisë Familjare në Prishtinë.