Kryetari i Kryeqytetit Prishtina, Përparim Rama mirëpriti në takim zyrtar Ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj

- 17 Nov 2023

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti në takim zyrtar, Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Z. Petrit Malaj.

Kryetari Rama i uroi mirëseardhje Ambasadorit Malaj, duke i shprehur vullnetin për shtimin e bashkëpunimit mes vendeve.

“Jam i bindur që do të kemi marrëdhënie të shkëlqyer mes nesh, dhe do të punojmë së bashku për rritjen e bashkëpunimit midis vendeve tona” – deklaroi Rama.

Ndërsa Ambasadori Malaj deklaroi se është i lumtur për vizitën në Kryeqytet, dhe u shpreh i gatshëm të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy shteteve.​