Agjensia e Statistikave të Kosovës organizon takim me qytetarë rreth procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave

- 21 Nov 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës është duke realizuar Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave dhe në kuadër të përgatitjeve ka filluar fushata për sensibilizimin e opinionit publik rreth rëndësisë së këtij procesi.

Fushata për informimin e qytetarëve të Prishtinës do të mbahet me datë 23 nëntor 2023, në Sallën e Kuvendit të Kryeqytetit duke filluar nga ora 11:00.

Ftojmë qytetarët të jenë pjesë e këtij takimi ku do të kenë rastin të informohen më shumë rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga ky proces i rëndësishëm me karakter kombëtar.