Lansohet moduli #raportoproblemin në webfaqen e Kryeqytetit Prishtina

- 23 Nov 2023

Kryeqyteti Prishtina, ka krijuar një modul #raportoproblemin në web faqen zyrtare https://www.prishtinaonline.com/raportoproblemin për t’ju mundësuar qytetarëve që të raportojnë problemet infrastrukturore drejtpërdrejtë nga kompjuteri apo telefoni celular.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se ky modul ju mundëson qytetarëve që të kenë ndikim të drejtpërdrejt në komunë.

"Fjala juaj ka fuqi të madhe në Kryeqytet, dhe këtë më së miri mund ta ndani përmes modulit të ri të cilin e kemi krijuar për të përmirësuar përmes juve infrastrukturën e Prishtinës"- deklaroi Kryetari Rama.

Ky modul është një partner i besueshëm për qytetarët për të adresuar dhe zgjidhur sfidat në infrastrukturën komunale.