- 07 Mar 2024
Në zemrën e kryeqytetit, në sheshin “Zahir Pajaziti”, Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtorë dhe këshilltarë tw Kryeqytetit, ndezën flakadanët e lirisë, për të rikthyer në kujtesë një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë sonë të fundit, Epopesë së UÇK-së.
Po ashtu u ekspozuan fotografi të cilat veçanërisht i kushtohen Epopesë së UÇK-së, jetës dhe veprës së heroit kombëtar, Komandantit legjendar Adem Jashari, dhe familjes së tij, të cilët me qëndrimin, sakrificën dhe luftën e tyre heroike janë shndërruar në simbole të përhershme të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Fotografitë historike, të kapura nga objektivat e talentuar të fotografëve Hazir Reka, Alban Bujari dhe Visar Kryeziu, sollën pamje të rralla që pasqyrojnë intensitetin dhe thelbin e kësaj lufte për liri.
Kjo ekspozitë jo vetëm që na kujton për sakrificat dhe vendosmërinë e atyre që luftuan për liri, por edhe shërben si një mësim i vyer për brezat e ardhshëm, duke i inkurajuar ata të vlerësojnë dhe ruajnë trashëgiminë dhe vlerat e fituara me kaq shumë përpjekje.