- 21 Mar 2024
Drejtoria e Bujqësisë njofton të gjithë blegtorët, bletarët dhe shpezarët se është hapur thirrja për aplikim për subvencione me pagesa direkte.
Aplikantët e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentacionin e kërkuar nga data 21.03.2024 deri më 05.04.2024.
Ne inkurajojmë të gjithë bujqit të përfitojnë nga këto subvencione si një ndihmë për të rritur produktivitetin dhe për të përmirësuar cilësinë e produkteve të tyre.
Thirrje për aplikim - Përkrahje në blegtori, bletari, shpezëtari - pagesa direkte 2024