Nënkryetarja Lushaku Sadriu merr pjesë në takimin e Kryetarëve Komunal në Kavajë të Shqipërisë

- 22 Mar 2024

Me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, z. Fisnik Qosja, nënekryetarja e Kryeqytetit, znj. Jehona Lushaku Sadriu, mori pjesë sot në takimin e rëndësishëm të kryetarëve kryetarëve të komunave.


Ky takim shërbeu si një forum për të diskutuar mundësitë e zgjeruara të bashkëpunimit ndërkommunal, veçanërisht në sektorët e biznesit dhe turizmit, me synimin për të hapur një kapitull të ri të zhvillimit dhe prosperitetit.


Në këtë takim u diskutuan projekte të ndryshme që premtojnë të nisin një erë të re në fushën e biznesit dhe turizmit, duke sjellë ide të reja dhe strategji inovative për të dyja qytetet. Nënkryetarja Jehona Lushaku ndau vizionin dhe angazhimin e Kryeqytetit për të punuar së bashku me Bashkinë e Kavajës dhe të tjerat për të siguruar jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.


Takimi u mbyll me një moment simbolik të nderimit të heroizmit dhe sakrificës, ku pjesëmarrësit vendosën lule në nder të Ushtarin e Kavajës dhe Dëshmorit të Kombit, Indrit Cara, i cili dha jetën për lirinë e Kosovës. Ky akt përkujtimor theksoi vazhdimin e lidhjeve të forta mes komuniteteve tona dhe kujtesën e përbashkët të luftës për liri.


Si simbol i bashkëpunimit dhe miqësisë së rinovuar, në Parkun e Kavajës u mboll Pemë e Prishtinës, e cila synon të jetë dëshmi e gjallë e marrëdhënieve të forta dhe të vazhdueshme ndërmjet dy qyteteve.