- 03 May 2024
Është hapur dyqani i parë social në Prishtinë, në bashkëpunim me shoqatën bamirëse “Bereqeti”, një hap i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve sociale për familjet të cilat jetojnë me asistencë sociale.
Dyqani social është një platformë e re që ofron mundësinë për furnizim në baza mujore me produkte ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë.
Drejtoresha e Mireqenies Sociale, Adelinë Sahiti, bashkë me nënkryetarin Alban Zogaj, zyrtarizuan hapjen e këtij dyqani.
"Hapja e dyqanit social është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët tanë në nevojë. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që secili qytetar të ketë akses në produkte ushqimore dhe higjienike në mënyrë të rregullt dhe të sigurt."- deklaroi drejtoresha Sahiti.
Një iniciativë e drejtorisë së mirëqenies sociale e cila reflekton përpjekjet e përbashkëta për të ndihmuar ata që kanë nevojë të ndjehen më të sigurt dhe të mbrohen nga sfidat e pafavorshme.