Fillon reformimi i sistemit të Transportit Publik në Kryeqytet

- 22 May 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar fillimin e reformimit të sistemit të transportit publik. Kjo reformë do të sjellë përmirësime të mëdha për qytetarët e Kryeqytetit, duke përfshirë:


• Flotë të re të autobusëve: Nga data 1 janar 2025, qytetarët do të kenë në dispozicion autobusë të rinj dhe modernë.
• Më shumë linja të autobusëve: Do të krijohen linja të reja të autobusëve bazuar në nevojat e qytetarëve, duke siguruar një shërbim më të shpejtë dhe efikas.
• Mbulim i rrugëve më të gjera: Transporti publik do të mbulojë më shumë rrugë, duke ofruar akses më të lehtë për të gjithë qytetarët.
• Biletë e integruar: Një biletë e vetme do të jetë e vlefshme për të gjitha linjat në Kryeqytet, duke thjeshtuar procesin e udhëtimit.
• Sisteme digjitale të pagesës: Pagesa e biletave do të bëhet përmes sistemeve digjitale, duke ofruar një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për të paguar.


Çdo hap i kësaj reforme është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë. Kjo reformë gjithashtu do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat.


Kryetari Përparim Rama ka theksuar rëndësinë e këtij projekti për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe për zhvillimin e një sistemi transporti publik më të qëndrueshëm dhe të përshtatshëm.