- 30 May 2024
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, takoi anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të udhëhequr nga kryesuesi, z.Kreshnik Radoniqi, anëtarët, z.Alban Krasniqi, z.Sami Hamiti dhe drejtorin e SKQZ-së, z.Burim Ahmetaj, me të cilët bisedoi rreth bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërinstitucional për zbatimin e Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Kryetari Rama shprehu gatishmërinë që të ofrojë mbështetjen në zbatimin e obligimeve ligjore të Kryeqytetit, duke ofruar mbështetje për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në aspekte të ndryshme, si hapësira pune, depo, transport, objektet publike për nevoja të votimit apo ambiente tjera për organizimin e trajnimeve të komisionerëve dhe numëruesve si dhe hapësira për adaptimin e Qendrave Komunale të Numërimit.