- 07 Jun 2024
37 nxënës të jashtëzakonshëm të shkollave fillore në 9 lëndë mësimore në Kryeqytet, u shpërblyen sot për arritjet e tyre të mahnitshme në Garat e Diturisë – Prishtina 2024.
Përkushtimi dhe njohuritë e tyre janë një dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm të kultivuar në shkollat tona.
Një përgëzim të madh për tri shkollat fituese:
Vendi i I-rë: SHFMU “Ismail Qemaili”
Vendi i II-të: “SHFMU “Iliria”
Vendi i III-të: “SHFMU “Faik Konica”
“Suksese të gjithë nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar për këto arritje të shkëlqyera! Jemi jashtëzakonisht të lumtur e krenarë!” - ka deklaruar, Jehona Lushaku Sadriu, Nënkryetare e Kryeqytetit.