Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama nderoi me “Celësin e Qytetit” të mbijetuarin e gjenocidit në Srebrenicë, dhe drejtorin ekzekutiv të Qendrës Përkujtimore Ermir Suljagiq

- 10 Jun 2024

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama i ka dhuruar Çelësin e qytetit drejtorit ekzekutiv të Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë (Bosnje dhe Hercegovinë) njëherësh i mbijetuari i këtij gjenocidi Emir Suljagiq.
Rama tha se Prishtina e Kosova kanë histori të ngjajshme, të dhimbshme, të rëndë me mijëra të vrarë nga aparati shtetëror serb, me masakra e shumë familje të cilat kërkojnë të dinë për fatin e më të dashurve të tyre, që nuk dihet ende, as pas më shumë se 25 vjetëve se ku janë, që nga lufta e fundit në Kosovë,


Me këtë rast, Kryetari Rama tha se dyert e kryeqytetit do të jenë gjithmonë të hapura për Suljagiq.


“Dyert e tona janë gjithmonë të hapura për ju. Ju faleminderit shumë, ju lutem mbajeni këtë çelës dhe kujtoni që keni shokë këtu dhe Prishtina është qyteti yt”- tha kryetari Rama.


Ndërsa Suljagiç u shpreh falënderues për nderin që i bëri Kryeqyteti, me të cilën ndan histori gati të njëjtë me Bosnjen e Hercegovinën.


“Ndihem shumë i nderuar që jam këtu, nuk jam ndjerë ndonjëherë kaq i nderuar, ju faleminderit shumë”- tha ai.Emir Suljagiç, drejtor ekzekutiv i Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë.