Kryetari Rama merr pjesë në koktejin e organizuar në Shkodër për përfundimin e misionit diplomatik të ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Sh.T.Z Alastair King-Smith

- 26 Jun 2024

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me zonjën Kristale Rama, morën pjesë në festën e madhe britanike të cajit, të organizuar në Hotel “Tradita” në Shkodër nga kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci. Festa u organizua për të falënderuar për misionin e tij diplomatik në Shqipëri, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar. Sh.T.Z Alastair King-Smith.

“Në një atmosferë brilante në qytetin e bukur dhe historik të Shkodrës, bashkë me Kristalen diskutuam mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe përpjekjet për të mbështetur rininë shqiptare, veçanërisht në zonat ku sfidat janë më të mëdha. Gjithashtu, e falënderuam për investimet e shumta që Mbretëria e Bashkuar ka bërë në Shkodër dhe në Shqipëri, duke ndihmuar në zhvillimin ekonomik dhe social të rajonit” – ka deklaruar kryetari Rama.

Mbretëria e Bashkuar ka dhënë gjithashtu mbështetje të madhe për Prishtinën dhe shtetin e Kosovës, duke forcuar lidhjet mes dy vendeve dhe duke promovuar paqen dhe stabilitetin në rajon.