- 02 Oct 2024
Për shkak të nisjes së punimeve në realizimin e projektit "Renovimi artistik dhe infrastrukturor i tunelit të Kurrizit 'Dardani'," rruga "Idriz Gjilani" do të mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e punimeve, duke filluar nga dita e shtunë, më datë 05.10.2024.
Qytetarët janë të lutur të përdorin rrugët alternative sipas skemës së parashikuar.