Përurohet institucioni parashkollor “Xixëllonjat” në lagjen “Pejton”

- 18 Oct 2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me nënkryetaren, Jehona Lushaku Sadriu kanë përuruar sot institucionin parashkollor “Xixëllonjat” në lagjen "Pejton," një hapësirë që do të mirëpresë 250 fëmijë të kryeqytetit.

Ky institucion i ri ofron kushte të nivelit evropian dhe shërbime cilësore për fëmijët, duke krijuar një ambient të sigurt dhe të shëndetshëm për ta.

Në ceremoninë e përurimit, Kryetari Rama deklaroi: “Jam i lumtur që për 250 fëmijët e kryeqytetit kemi krijuar një ambient me kushte të nivelit evropian dhe ofrim të shërbimeve cilësore.”

Përveç ofrimit të tri shujtave ushqimore gjatë ditës, të përgatitura nga nutricistë dhe kontrolluara nga Kuzhina Qendrore, institucionet e reja do të përfshijnë edhe një komponent inovativ për monitorimin e cilësisë së ajrit brenda klasave, në kuadër të projektit “Smart City.”

Ky projekt është një tjetër tregues i përkushtimit të Komunës së Prishtinës për shëndetin dhe mirëqenien e brezit të ri.