- 17 Dec 2024
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, priti sot në Odën e Kryeqytetit ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, z. Aivo Orav, me rastin e marrjes së detyrës. Në këtë takim u diskutua për zhvillimin e projekteve të përbashkëta për Prishtinën dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Pas takimit, Kryetari Rama dhe ambasadori Orav vizituan Sahat Kullën, një nga simbolet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Prishtinës, e cila është restauruar falë mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe UNDP-së. Ky restaurim dëshmon përkushtimin për ruajtjen e vlerave historike të qytetit dhe frytet e bashkëpunimit të suksesshëm me partnerët ndërkombëtarë.
Kryetari Përparim Rama falënderoi ambasadorin Orav për vizitën dhe shprehu besimin në vazhdimin e një bashkëpunimi të ngushtë për projekte që e çojnë Prishtinën drejt zhvillimit dhe progresit.