- 09 Jan 2025
Në mbështetje të Rregullores për Ndarjen e Subvencioneve nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Sport me dt.09.01.2025, shpallë këtë:
NJOFTIM PËR ZGJEDHJEN E LAUREATËVE TË VITIT 2024
Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Sport, edhe këtë vit do të bëjë zgjedhjen e Laureatëve 2024, andaj ju keni mundësinë të dërgoni propozimet për:
• Sportistin/en;
 • Klubin;
 • Trajnerin/en;
 • Gjyqtarin/en;
 • Shpresat e Sportit të Komunës së Prishtinës.
 • Çmimi – Post Mortum;
 • Çmimi special – Për kontribut jetësor;
 • Veterani i Vitit; 
 • Punëtori Sportiv i Vitit;
 • Çmimi për Përfaqësim të Prishtinës.
 
 Aplikimet për zgjedhjen e sportistëve më të mirë mund të bëhen individualisht, si dhe përmes klubeve dhe federatave sportive, në sportelin nr. 6 (objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës), nga data 09 - 23 janar 2025.
 Me rastin e aplikimit duhet të dëshmohen të arriturat e individit/klubit gjatë vitit 2024.
 Gjatë propozimit për Laureatët duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportistë/e dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2024.
 Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga Komisioni i përzgjedhur nga Komuna e Prishtinës.
