Thirrje për aplikim - Përkrahje në blegtori, bletari, shpezëtari - pagesa direkte 2025

- 21 Jan 2025

I.   Përkrahje në blegtori – pagesa direkte

Ftohen tё gjithё fermerёt e Komunës së Prishtinës, tё cilёt posedojnё gjedhe qumёshtore, buallica si dhe kafshё tё imёta - dele dhe dhi, se mund tё aplikojnё pёr pagesa direkte (subvencione) nё lёmin e blegtorisё.

Kriteret qё duhet t’i plotёsojnё fermerёt/aplikuesit:

Përkrahen fermerët që kanë:

-            3 - 10 krerë gjedhe (lopë qumështore);

-            3 - 10 krerë buallica (buallica qumështore);

-            20 -150 krerë dele;

-            20 - 150 krerë dhi;

-          Kafshёt duhet tё jenё tё matrikuluara;

-          Përfituesi duhet të jetë banorë i Komunës së Prishtinës;

-          Objekti (stalla) të jetë në territorin e Komunës së Prishtinës.

Dokumentacioni i nevojshëm:

-          Kopja e një dokumenti identifikues tё vlefshëm tё Republikës së Kosovës;

-          Konfirmimi i llogarisë bankare jo më i vjetër se tre muaj (Origjinal);

-         Vërtetim nga shërbimet veterinare për vitin 2025 (Origjinal);

 

 II.                Përkrahje në bletari – pagesa direkte

 

Ftohen  tё gjithё fermerёt e Komunës së Prishtinës, tё cilёt posedojnё bletë, se mund tё aplikojnё pёr pagesa direkte (subvencione) nё lёmin e bletarisë.

Kriteret qё duhet t’i plotёsojnё fermerёt/aplikuesit:

-            Përkrahen bletarët që kanë 10 – 29 shoqëri bletësh;

-            Bletarët duhet t’i kenë të vendosura bletët vetëm në një bletore;

-            Përfituesi duhet të jetë banorë rezident i Komunës së Prishtinës dhe të ketë bletoren në territorin e Komunës së Prishtinës;

-            Përfituesi – bletarët duhet të kenë të shenjëzuar kosheret ( shtëpizat e bletëve);

-            Numri  identifikues i fermerit  (NIF) duhet të jetë i vendosur në shabllon, në përmasat 30 x 12 cm, në trupin e kosheres, jo në kapak, i shënjuar me ngjyrë të përhershëme.

 

Dokumentacioni i nevojshëm:

-          Kopja e një dokumenti identifikues tё vlefshëm tё Republikës së Kosovës;

-          Konfirmimi i llogarisë bankare jo më i vjetër se tre muaj (Origjinal);

-           Numri identifikues i fermerit (NIF).

 

 

 III.   Përkrahje në shpezëtari-pagesa direkte

 

Ftohen të gjithë fermerët (person jurudik) e fermave komerciale që posedojnë pula vojse në sistem të mbyllur dhe sisteme të lirë, në territorin e Komunës së Prishtinës, se mund të aplikojnë për pagesa direkte (subvencione) në lëmin e shpezëtarisë.

Kriteret që duhet të plotësojnë fermerët/aplikuesit:

-            Aplikuesi duhet të ketë fermën (objektin) në territorin e Komunës së Prishtinës dhe të jetë banorë i tij;

-            Përfitues mund të jenë fermerët (person juridik) e fermave që kanë 1000 deri 6000 copë pula për vezë;

-           Ferma duhet të jetë e regjistruar;

-          Në kohën/ditën e realizimit të kontrollit në teren, mosha e pulave  vojse duhet me qenë 16 javëshe, por jo me shumë se 95 javëshe;

-          Ferma me sistem të lirë duhet që në një hapsirë të ketë minimum 1000 copë pula vojse.

 

Dokumentacioni i nevojshëm:

-          Kopja e çertifikatës së biznesit (Kopje);

-          Certifikata e numrit fiskal (Kopje);

-          Kopja e letërnjoftimit të personit të autorizuar (përfaqësues i biznesit);

-          Konfirmimi i llogarisë bankare në emër të biznesit, jo më i vjetër se tre muaj (Origjinal);

-          Dëshmi për numrin dhe origjinën e pulave vojse ( faturën) kopje;

-          Dëshmi mbi gjendjen shëndetësore të pulave të lëshuar nga autoriteti kompetent (AUVK) kopje.

 

Data për aplikim prej 22.01.2025 deri mё 07.02.2025, aplikimi bëhet në objektet e tri Bashkësive Lokale në: Besi, Llukar dhe Taslixhe.  

 

VËREJTJE

Nëse komisioni parasheh të nevojshme sjelljen e dokumenteve shtesë të cilat mundësojnë zgjedhjen e përfituesit, qytetari (fermeri) është i obliguar që t’i sjellë ato në afatin i cili i caktohet, në të kundërtën humb të drejtën për të qenë përfituesi i subvencionit.

 

  Thirrje për aplikim - Përkrahje në blegtori, bletari, shpezëtari - pagesa direkte 2025