- 23 Jan 2025
Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit e Komunës së Prishtinës, ju njofton se ka filluar procesin e implementimit të sistemit online - E-leja për aplikimet për Kushte dhe Leje Ndërtimore.
Nga data 27 janar 2025 aplikimet për Kushte dhe Leje Ndërtimore për kategorinë e I (parë) dhe të II (dytë) do të bëhen online përmes platformës digjitale në web faqen e Komunës së Prishtinës eleja.prishtinaonline.com