Njoftim

- 03 Jun 2015

Nesër, e enjte 4 qershor, në amfiteatrin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” – dega “Përkujtimore” (në lagjen Taukbahqe), në ora 18:00, do të mbahet ceremonia e shpalljes së fituesve që morën pjesë në konkursin “Përralla më e mirë për Prishtinën”.

 Me këtë rast, për fituesit do të ndahen shpërblime dhe mirënjohje ndërsa të pranishëm do të jenë juria e këtij konkursi, përfaqësues të shkollave të Komunës së Prishtinës, personalitete nga fusha e gazetarisë dhe artit të cilët do të ndajnë shpërblimet dhe do ta mbajnë nga një fjalë rasti.

Ftojmë të gjitha mediat e interesuara që ta përcjellin këtë ngjarje.

Konkursi “Përralla më e mirë për Prishtinën” sivjet u realizua për herë të parë me nxënësit e grupmoshave 7 – 11 vjeç dhe 12 – 16 vjeç, në kuadër të kampanjës “Prishtina lexon”.

Ky organizim realizohet nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.