Njoftim për subjektet afariste/klubet e natës

- 21 Mar 2025

Të gjitha subjektet afariste/klubet e natës që kanë detyrime të papaguara për taksën për punë gjatë orarit të natës bazuar në Rregulloren 01-110/04-277218/22 të datës 29.12.2022, Komuna e Prishtinës, ju ofron mundësinë e lidhjes së marrëveshjes për pagesë me këste për vitet 2023-2024, ndërsa për taksën e vitit 2025, duhet të merren fletëpagesat, vlen për subjektet afariste (klubet e natës), të cilat nuk i kanë tërhequr ende.


Andaj për të shqyrtuar mundësinë dhe për tu informuar më shumë rreth kësaj çështjeje, ju ftojmë të paraqiteni në zyrën nr.420, kati IV, objekti i vjetër i Komunës nga data 24 mars 2025 deri më 3 prill 2025.


Nëse nuk paguhen detyrimet e taksës për punë gjatë orarit të natës, kjo drejtori detyrohet të fillojë masat e mbledhjes së detyrueshme, komfor Vendimit nr.14-782/01-189590/23 të dt.12.09.2023. Mbledhja e detyrueshme e obligimeve nënkupton realizimin e tyre përmes urdhërit përmbarimor.