- 03 Jun 2015
Nesër, e enjte 4 qershor, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Liburn Aliu dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ardian Gashi do të mbajnë diskutim publik me banorët e lagjes Ulpiana për të diskutuar lidhur me problemet e kësaj lagje dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre.
Diskutimi publik do të mbahet në shkollën “Hasan Prishtina”, në ora 18:00.
Ftojmë të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë.