Njoftim

- 11 Apr 2025

Të nderuar bashkëqytetare,

Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës do të filloj Rindërtimin e Kadastrit në zonat kadastrale, Prishtinë 1 – Vranjecv, Prishtinë 2 – Dragodan, Prishtinë 3 - Tasligje,  Vranidoll, Mramor, dhe Grashticë.

 

Qëllimi i projektit është harmonizimi i gjendjes faktike në terren me të dhënat në Kadastër.

Përfitimet kryesore nga ky projekt janë:

 

  • Zyrtarizimi i të drejtave pronësore jo kontestimore mbi pronat e paluajtshme, për rastet e trashëgimive,
  • Zyrtarizimi i shitblerjeve të kryera përmes marrëveshjes jo formale/gojore,
  • Realizimi i matjeve gjeodezike dhe përgatitja e dosjeve për proces të legalizimit.

 

Faza e parë e këtij projekti është takimi informues me banorët e zonës ku do të njoftoheni për:

  • Planin e rindërtimit, dinamikën e realizimit dhe rëndësinë e tij,
  • Obligimet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Zyrës Kadastrale Komunale dhe Komunës,
  • Obligimet e Operatorit Ekonomik në zbatimin e planit të rindërtimit, dhe
  • Të drejtat dhe obligimet e banorëve të Zonës Kadastrale në procesin e rindërtimit.

 

Të gjitha punët dhe aktivitetet në kuadër të këtij projekti do të kryhen PA PAGESË.