- 04 Jun 2015
Në kuadër të projektit për rikonstruimin dhe zgjerimin e ndriçimit publik në Komunën e Prishtinë, të realizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe shpëtimit, tashmë është funksionalizuar në tërësi ndriçimi në rrugën “B”dhe në rrugën “Eqrem Çabej”.
Përmes zgjerimit dhe modernizimit të rrjetit të ndriçimit publik planifikohet të ndriçohen të gjitha lagjet dhe fshatrat e Komunës së Prishtinës.