- 04 Jun 2015
Komuna e Prishtinës risjellë në vëmendje se të gjithë banorët e saj që duan t’i regjistrojnë ndërtimet pa leje, këtë mund ta bëjnë më së largu deri me datë 11 qershor 2015, duke u paraqitur në sportelet e Drejtorisë së Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit me dokumentacionin e nevojshëm.
Regjistrimi i ndërtimit pa leje është faza e parë e procesit të legalizimit e cila ju mundëson që ndërtimi i juaj të futet në regjistrin e ndërtimeve pa leje si dhe kualifikoheni për fazën e dytë, e cila është aplikimi për legalizimin e ndërtimit pa leje. Respektivisht, përmes regjistrimit, ju i hapni rrugë procesit të legalizimit të ndërtimit tuaj.
Procesit të regjistrimit të ndërtimeve pa leje duhet t’i nënshtrohen të gjitha ato objekte të cilat janë regjistruar para datës 30 gusht 2013.
Regjistrimi i ndërtimeve pa leje është falas.