Ftesë për aplikim për anëtarë të komisionit vlerësues për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave individuale për ndarjen e subvencioneve në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare, për individët, familjet dhe grupet e cenueshme dhe në nevojë, në Kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë

- 12 Sep 2025

Bazuar në Rregulloren për Ndarjen e Subvencioneve nga Komuna e Prishtinës nr. 01-011/01-79067/25, të datës 4.6.2025, neni 7 (paragrafët 2.1 dhe 2.2) parashihet që pjesë e çdo Komisioni vlerësues për vlerësimin e kërkesave të veçanta për ndarjen e subvencioneve nga Kryetari i Kryeqytetit, duhet të jenë: ekspertë të jashtëm nga shoqëria civile, duke përfshirë përfaqësues të OJQ-ve.

 

Për këtë qëllim, Drejtoria e Mirëqenies Sociale (DMS) fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë pjesë: Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave individuale, në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare, për individët, familjet dhe grupet e cenueshme dhe në nevojë.

 

Të gjithë kandidatët të cilët nuk janë nën hetime apo me precedent penal dhe që kanë përvojë në shoqërinë civile me përparësi nga OJQ-të që merren me fushën e shërbimeve sociale apo fusha të ngjashme, u mundësohet të aplikojnë për pjesëmarrje në Komisionin Vlerësues në cilësinë:

 

-          anëtarë ekspertë të jashtëm, katër (4) përfaqësues nga shoqëria civile (anëtarë të rregullt);

-          anëtarë ekspertë të jashtëm, dy (2) përfaqësues nga shoqëria civile (anëtarë zëvendësues).

 

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

 

  • Letërmotivimi;
  • CV të përditësuar;
  • Kualifikimi.

 

Aplikimi është nga data 15.9.2025 deri më 23.9.2025.

Aplikimin mund ta bëni duke dorëzuar një kopje fizike të dokumentacionit të kërkuar në:

Komuna e Prishtinës, Drejtoria e Mirëqenies Sociale, rr. UCK, nr. 2, 10000, Prishtinë, Qendra për shërbime me qytetarë, kati I, sporteli nr.3. 

DMS-ja do të vlerësojë të gjitha aplikacionet e pranuara dhe kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara përmes kësaj ftese publike, do të jenë pjesë e Komisionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave individuale, në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare, për individët, familjet dhe grupet e cenueshme dhe në nevojë.

 

FTESË PËR APLIKIM