- 04 Jun 2015
Nesër, e premte 5 qershor, në ora 12:00, drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, bashkë me anëtarët e Këshillit Drejtues të teatrit të qytetit të Prishtinës “Dodona”, Jeton Budima – kryesues, Doruntina Basha – anëtare, Rebeka Qena – anëtare, Bekim Sele – anëtar, Artan Geca – anëtar, si dhe me drejtorin e këtij teatri, Agron Shala, do të mbajnë një konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në objektin e teatrit të qytetit të Prishtinës “Dodona”.
Ftojmë të gjitha mediat ta përcjellin këtë ngjarje.