Njoftim

- 08 Jun 2015

Sot, e hëne 8 qershor, në ora 18:00, në shkollën “Hilmi Rakovica”, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ardian Gashi do të mbajnë diskutim publik me banorët e lagjes Kodra e Trimave lidhur me çështjet infrastrukturore dhe sigurinë në rrugë.

Ftojmë të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë.