- 10 Jun 2015
Nesër, e enjte 11 qershor, në ora 10:30 do të bëhet përurimi i “Vetëshërbimit të parë digjital” ku qytetarët do të vetë shërbehen për t’u pajisur me ekstraktin e lindjes për nevoja interne.
Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, drejtori i Administratës Komunale, Muhedin Nushi si dhe bashkëpunëtorë që ndihmuan në realizimin e këtij projekti
Ky vetëshërbim digjital do t’i ketë tre komponentë:
1. E – Kioska (aparati i cili mundëson nxjerrjen e ekstraktit të lindjes për përdorim intern)
2. Mundësia e shtypjes së formularëve nga cilado drejtori e Komunës së Prishtinës
3. Dërgimi i formularëve të plotësuar drejtpërsëdrejti në mënyrë automatike në Qendrën për Shërbime me Qytetarë.
Ky lloj vetëshërbimi digjital është i pari në regjionin e Ballkanit Perëndimor dhe do të ofrojë shërbime 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.