- 16 Jun 2015
Të enjten, me datë 18 qershor, në ora 10:00 do të fillojë mbledhja e pestë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës.
RENDI I DITËS :
1. Miratimi i ekstraktit të procesverbalit të mbledhjes së pestë;
2. Shqyrtimi i Kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2016-2018;
3. Propozimrregullorja për rrugët komunale;
4. Propozimrregullorja për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të udhëtarëve me taksi;
5. Propozimrregulloja për organizimin e punës në institucionet edukativo-arsimore;
6. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim të përkohshëm NPL “Hortikultura”;
7. Propozimvendimi për dhënien në shfrytëzim të përkohshëm të objektit të Komunës së Prishtinës, Prokurorisë së Shtetit të Republikës së Kosovës;
8. Informatë mbi menaxhimin e mbeturinave në komunën e Prishtinës;
9. Informatë për gjendjen e furnizimit me ujë (KUR “Prishtina” NPL);
10. Informatë mbi menaxhimin e hapësirave publike dhe parqeve;
11. Të ndryshme.
Ftojmë të gjitha mediat e interesuara ta përcjellin këtë ngjarje.