Njoftim - Kriteret e regjistrimit të fëmijëve në institucionet parashkollore

- 17 Jun 2015

Nesër, e enjte 18 qershor, në ora 9:00, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci do të vizitojë institucionin parashkollor “Buzëqeshja”.
Gjatë vizitës në këtë institucion parashkollor, drejtoresha Nagavci do të shpjegojë kriteret e regjistrimit të fëmijëve në institucionet parashkollore.
Ftojmë të gjitha mediat që ta përcjellin këtë ngjarje
 
***
Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) ka bërë planifikimin për pranimin e fëmijëve të rinj në institucione parashkollore  për vitin 2015/2016, si dhe planifikimin e konkursit për klasën e X-të për vitin shkollor 2015-2016.
Në këtë vit shkollor,  DKA për vitin 2015-2016 në shkollat e mesme (gjimnaze dhe shkolla profesionale) ka planifikuar të regjistrojë 3.531 nxënës apo 111 paralele.
Ndërsa në tetë  institucione parashkollore për vitin 2015-2016 janë planifikuar të regjistrohen 380 fëmijë.