Njoftim - Marrëveshje Bashkëpunimi për fuqizimin e sektorit të mikrobiznesit

- 17 Jun 2015

Nesër, e enjte 18 Qershor, në ora 12:00, kryetari i Komunës së Prishtinës Z. Shpend Ahmeti dhe  dhe Znj. Shqipe Breznica, Koordinatore e Programit, pranë organizatës “Help-Hilfe zur Selbsthilfe e.V”. në Kosovë, do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit për zbatimin e projektit “Përkrahje për stabilitetin socio-ekonomik nëpërmjet fuqizimit të sektorit të mikro-biznesit në Kosovë”.

I pranishëm në këtë ngjarje do të jete edhe Zëvendës Ambasadori Gjerman në Prishtinë, z.Matthias Kiesler.

Aktivitetet kryesore janë të përqendruara në krijimin e vendeve të punës përmes mbështetjes direkte për bizneset e vogla, në formën e granteve në pajisje, si dhe organizimin e trajnimeve profesionale dhe biznesore.
 
Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në sallën nr 37, në objektin e Komunës së Prishtinës (rr.“UÇK”, nr. 2).
 
Ftojmë të gjitha mediat që ta përcjellin këtë ngjarje