Rrënim në lagjen “Bregu i Diellit”

- 19 Jun 2015

Në kuadër të aksioneve të përditshme për parandalimin dhe rrënimin e të gjitha atyre objekteve që janë ndërtuar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi, Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës ka vazhduar me aksionin për rrënimin e ndërtimit nga materiali i fortë, në lagjen “Bregu i Diellit”.

Fillimisht, Drejtoria e Inspekcionit ka kërkuar nga pala që ta rrënojë vetë objektin ilegal, mirëpo pasi që pala nuk e ka zbatuar kërkesën brenda afatit të paraparë ligjor, inspektorët e Komunës së Prishtinës kanë ndërmarrë aksionin për rrënimin e këtij objekti.

Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në zbatimin e rendit dhe ligjit, ndërsa nuk do të tolerohet asnjë ndërtim ilegal.