Përfundon afati i parë i regjistrimit të nxënësve në klasat e X – ta, afati i dytë shpallet më dt. 24 gusht, 2015

- 26 Jun 2015

Regjistrimi i nxënësve në klasat e X – ta, në gjimnaze dhe shkollat profesionale të Komunës së Prishtinës ka përfunduar me datë 22.06.2015, ndërsa rezultatet e nxënësve të pranuar janë publikuar një ditë më pas, respektivisht me datë 23 qershor, 2015.

Gjatë procesit të regjistrimit, në plotëni janë respektuar të gjitha kriteret e përcaktuara nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), si dhe udhëzimi administrativ përmes së cilit përcaktohet numri maksimal i nxënësve për një paralele.

Afati  plotësues i regjistrimit të nxënësve do të shpallet me datë 24 gusht, 2015. Të gjithë nxënësit e interesuar mund të aplikojnë në këto gjimnaze: “Xhevdet Doda”, “Eqrem Cabej”, si dhe në gjimnazin e specializuar Matematik. Po ashtu, vende të lira për regjistrim ka edhe në shkollat profesionale: “7 shtatori”, “Abdyl Frashëri” dhe “Prenk Jakova”.

Rezultatet e nxënësve të regjistruar në afatin e parë mund t’i gjeni në vegëzën e mëposhtme të ueb portalit zyrtar të Komunës së Prishtinës.
http://kk.rks-gov.net/prishtina/Municipality/Departments/Arsimit/Databazat.aspx