Njoftim

- 05 Jul 2015

Nesër, e hënë 6 korrik, në ora 10:00, nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Ardian Gashi do ta vizitojnë vendpunishten në lagjen “Kodra e Trimave” (afër shkollës “ Zenel Hajdini”), në kuadër të projektit për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të ndricimit publik.

Ftojmë të gjitha mediat ta përcjellin këtë ngjarje.